Të gjitha rrugët e Ferizajt janë në gjendje të mirë

Ferizaj

Të gjitha rrugët e Ferizajt janë në gjendje të mirë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 18:29
Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se po angazhohen në mirëmbajtjen e rrugëve kryesore në Ferizaj dhe fshatra nga reshjet e dendura të borës, për të mundësuar qarkullimin e lirë, pa pengesa e rreziqe për qytetarët.

Për të vlerësuar gjendjen në terren, mbrëmë doli edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili. Nga inspektimet e kryera, gjendja rezultoi e mirë përjashtimisht disa zonave ku dendësia e borës vështirësonte kryerjen e suksesshme dhe të plotë të planit operativ për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve.

Ndonëse vërehet trashësi e konsiderueshme e borës përgjatë gjithë territorit të Ferizajt, nga raportimet e terrenit në kohë reale njoftohet se të gjitha rrugët kryesore përgjatë qytetit dhe fshatrave janë të hapura , krejtësisht të qarkullueshme për mjetet motorike dhe se përpjekja e autoriteteve lokale është që të pastrohen edhe disa nga rrugët dytësore dhe trotuaret në qytet e fshatra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat