217 aktakuza për një muaj nga Prokuroria në Ferizaj

Ferizaj

217 aktakuza për një muaj nga Prokuroria në Ferizaj

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:45
Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se gjatë muajit janar të këtij viti, ka ngritur gjithsejtë 217 aktakuza për raste të ndryshme penale dhe ka paraqitur pesëmbëdhjetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur gjithsejtë trembëdhjetë aktakuza, janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit dhe janë marrë  pesëmbëdhjetë aktvendime për fillim të hetimeve.

Sipas një komunikate të Prokurorisë, departamenti i përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit janar ka ngritur gjithsejtë 183 aktakuza, ka bërë nëntë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka marrë tetëdhjetë aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur ka ngritur 21 aktakuza, ka marrë 21 aktvendime për fillim të procedurës përgatitore dhe ka bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat