Ferizaji proteston për rastin e të miturës në Drenas

Ferizaj

Ferizaji proteston për rastin e të miturës në Drenas

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:03

(E plotësuar) - Në Ferizaj është duke u protestuar kundër abuzimit seksual nëpër institucionet shtetërore.

Protestat po mbahen për shkak të rastit të të miturës në Drenas, e cila nxiti reagim qytetar të madh pasi u raportua për një abuzim sistematik ndaj saj.

Ata po mbajnë pankarta në duar me mesazhet: “Përdhunuesit në burg”, “Kush na mbron prej policisë”, “Gjykatë përdhunuese”.

Protestat janë mbajtur në kryeqytet në qytetin e Drenasit, ndërsa janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera të Kosovës.

***

Ka nisur marshi protestues i organizuar nga gratë dhe aktiviste të tjera të shoqërisë civile lidhur me rastin e fundit në Drenas.

Nisja në ora 11.30 nga ish-objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat