Keqpërdor detyrën zyrtare, kërkohet paraburgim për inspektorin e ndërtimit

Ferizaj

Keqpërdor detyrën zyrtare, kërkohet paraburgim për inspektorin e ndërtimit

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:03
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit T.S., inspektor i Ndërtimit në Komunën e Shtimes.

I pandehuri me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, me të cilën do të kryente veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se i pandehuri, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjendet në ndalim që nga data 19 shkurt 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat