Shtatë persona të ndaluara këtë javë nga prokuroria e Ferizajt

Ferizaj

Shtatë persona të ndaluara këtë javë nga prokuroria e Ferizajt

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:37
Prokuroria e Ferizajt

Prokuroria e Ferizajt ka ndaluar shtatë persona për raste të ndryshme gjatë kësaj jave.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo prokurori.

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar dy persona në mesin e tyre edhe një person zyrtar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni  422 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie  ka ndaluar katër persona për veprat penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga neni 333 par. 1,  “Ofrimi i Lokaleve për prostitucion”nga neni 242 par.1 , “ Posedimi  paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”nga neni 275 par. 1 si dhe  “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Ndërsa, Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie ka ndaluar një person të mitur për dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat