E tmerrshme, një burrë tenton ta fusë me forcë në veturë 18-vjeçaren në Ferizaj

Ferizaj

E tmerrshme, një burrë tenton ta fusë me forcë në veturë 18-vjeçaren në Ferizaj

Më: 5 mars 2019 Në ora: 17:00
Ilustrim

Para dy ditësh në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person i gjinisë mashkullore ka tentuar ta rrëmbejë me forcë një 18-vjeçare. Sipas detajeve që i ka dhënë policia, i dyshuari ka tentuar vajzën ta fusë në veturën e tij. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, pamje të cilat po hetohen nga policia dhe prokuroria. Deri më tani hetuesia nuk ka rënë në gjurmët e personit që tentoi të kryejë rrëmbimin

Të dielën rreth orës 17:00 përderisa një e re po kalonte në një rrugë të fshatit Bibaj të Ferizajt dikush ndaloi veturën dhe tentoi me forcë ta fuste në të. Por 18-vjeçarja rezistoi, mori edhe lëndime trupore, më pas i dyshuari lëvizi me veturë në drejtim të panjohur.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Ferizajt”, tha policia.

Për këtë, Express ka biseduar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se në bazë të deklaratës së vajzës që ajo ka dhënë në polici pohon se nuk dyshon në askënd. Por e gjithë kjo po hetohet nga prokuroria, në pamje shihen edhe tabelat e veturës. Detaj ky që pritet të ndihmojë në gjetjen e të dyshuarit.

“Më datën 3 mars (pardje) në fshatin Bibaj të Ferizajt, është tentu një rrëmbim, pala e dëmtume është femër viti i lindjes 2001. Hetuesit po merren me rastin, po shikojnë kamerat e sigurisë. Deri në këto momente pala e dëmtuar nuk dyshon në askënd. Kamerat e sigurisë kanë kapur edhe tabelat e veturës së personit të dyshuar”, tha Jashari gjatë ditës së martë.

Konfirmimi i Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast:

Viktima femër K/Shqiptare ka njoftuar se një i dyshuar mashkull i panjohur ka tentuar me forcë ta futë në veturën e tij. Viktima ka rezistuar dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Ferizajt.

Ndryshe, Policia e Kosovës tha së gjatë tërë vitit 2018 në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 16 raste të rrëmbimit, prej tyre 2 në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat