Hiqen afro 300 tonelata mbeturina në Ferizaj

Ferizaj

Hiqen afro 300 tonelata mbeturina në Ferizaj

Më: 7 mars 2019 Në ora: 19:35
Ferizaj

Tonelata mbeturina po pastrohen çdo ditë në Ferizaj.

Sipas Komunës së Ferizajt, një punë e jashtëzakonshme operacionale po bën Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë si dhe kompanitë e mirëmbajtjes për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave. I tillë ishte edhe para pak ditësh, aksioni treditor që u ndërmor nga KRM “Pastërtia” dhe Ndërmarrja “Ambienti” për eliminimin e deponisë së mbeturinave kryesisht të ngurta në rrugën magjistrale që lidh fshatin Talinoc me fshatin Sazli.

Ky aksion treditor, rezultoi me heqjen e afro tonelatave të mbeturinave të amviserisë, mbetje urbane dhe të ngurta. Me makineri të rënda e punë të palodhshme nga punëtorët e KRM “Pastërtia” dhe “Ambienti” u arrit që kjo zonë të pastrohet tërësisht dhe t’i kthehej pamja normale, për dallim nga gjendja e mjerë e tmerrësisht e pakëndshme që ishte pak çaste para pastrimit.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili me këtë rast është shprehur se politikat e qeverisjes lokale dhe Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për kujdesin ndaj mjedisit po regjistrojnë rekorde të reja në fushën e mirëmbajtjes, duke e renditur Ferizajn si një nga qendrat me volumin më të lartë të angazhimit në eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave.

Komuna e Ferizajt, fton qytetarët ferizajas që të denoncojnë rastet kur hasin në ndotësit e mjedisit me qëllim që këta të fundit të marrin gjobën e merituar dhe kështu të rritet vetëdija qytetare për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat