Ferizaj përfitoi edhe dy projekte milionëshe infrastrukturore

Ferizaj

Ferizaj përfitoi edhe dy projekte milionëshe infrastrukturore

Më: 12 mars 2019 Në ora: 18:01
Ilustrim

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu është takuar sot me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me qëllim të nënshkrimit të nënshkrimit të marrëveshjes së financimit për dy projekte madhore për Ferizajn.

Bëhet fjalë për rikonstruimin e rrugës nga ura në Bibaj deri te kyçja në autostradë që dinamizon përfundimisht zhvillimin e biznesit duke lidhur Ferizajn me Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe projektin e asfaltimit të gjitha rrugëve në fshatin Jezerc që kompleton infrastrukturën e nevojshme bazike duke mundësuar kështu zhvillimin e turizmit.

Kryetari Aliu falënderoi ministrin Lekaj për konsideratën në shpërndarjen e buxhetit të projekteve zhvillimore për Ferizajn dhe Kuvendin e Qeverinë për vëmendjen si asnjëherë më parë në jetësimin e projekteve transformuese për jetën e qytetarëve ferizajas.

Ndryshe, Ferizaj është kthyer në kantier ndërtimi me projekte që po e transformojnë pozitivisht çdo ditë pamjen e qytetit dhe fshatrave, duke favorizuar një klimë të përshtatshme në të bërit biznes dhe lehtësuar jetën e qytetarëve, njofton Zyra e informacionit pranë kryetarit të Komunës së Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat