Reçica në Ferizaj fton bizneset dhe punëkërkuesit të vizitojnë Panairin e Punës

Ferizaj

Reçica në Ferizaj fton bizneset dhe punëkërkuesit të vizitojnë Panairin e Punës

Më: 30 mars 2019 Në ora: 18:30
Skender Reçica

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me GIZ-in gjerman kanë hapur sot Panairin e Punës edhe në Ferizaj.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica u ka bërë thirrje bizneseve që të vizitojnë panairin për gjetur fuqinë punëtore që u nevojitet si dhe punëkërkuesve që të vijnë e t'i prezantojnë shkathtësitë tyre dhe të përfitojnë nga mundësia për t'ku bërë pjesë e tregut të punës.

Ministri Reçica u bëri thirrje gjithashtu, sidomos të rinjve dhe grave që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për përfituar nga mundësitë në kuadër të Masave Aktive të Tregut të Punës si dhe Qendrat e Aftësimit Profesional të trajnohen në një mori profilesh që ofrohen aty.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat