Ferizaj së shpejti digjitalizon arkivin komunal

Ferizaj

Ferizaj së shpejti digjitalizon arkivin komunal

Më: 15 prill 2019 Në ora: 16:59
Agim Aliu në takimi me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot gjatë një takimi me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ka biseduar për pakon e masave që ka ndërmarrë qeverisja lokale në mbrojtje dhe sistematizim të arkivit komunal.

Ai tha se projekti për të cilin sot u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në vlerë rreth 200 mijë euro, Ferizaj përfundimisht do të jetë model për qendrat tjera në ruajtjen dhe shërbimin me arkivin komunal. 

Ndërsa, ministri Demiri tha se Ferizaj paraqet një nga qendrat ku ky projekt do të gjejë zbatim, modelin e së cilës varësisht nga fondet qeveritare do ta implementojnë edhe në qendrat tjera.

Ndryshe, projekti për digjitalizim përfundimisht i jep zgjidhjen meritore sfidave me arkivin komunal, duke qenë në funksion edhe të përmbushjes së njërës nga pikat kryesore të platformës qeverisëse të kryetarit Aliu, atë të digjitalizimit të shërbimeve dhe administratës komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat