Çertifikohen pjesëmarrësit e trajnimit në fushën “IT” në kuadër të projektit “One for All” - Bota Sot
Çertifikohen pjesëmarrësit e trajnimit në fushën “IT” në kuadër të projektit “One for All”

Ferizaj

Çertifikohen pjesëmarrësit e trajnimit në fushën “IT” në kuadër të projektit “One for All”

Më: 2 maj 2019 Në ora: 19:14
Kenan Gashi

Projekti “One for All” sot përfundoi një nga trajnimet e parapara në Komunën e Ferizajt me masën e trajnimit “IT (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit)”, ku u çertifikuan pjesëmarrësit nga kjo komunë të cilët përfituan nga modulet e parapara nga programi i trajnimit me trajneren Venera Krasniqi.

Projekti i implementuar nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt dhe me mbështetjen e Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ Programi YES (Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional). Të rinjëve të Komunës së Ferizajt ju mundësua një trajnim mjaft i dobishëm që do t’i aftësojë ata që të kenë çasje më të lehtë për tregun e punës.

Dashurije Ahmeti, udhëheqëse e Sektorit të Rinisë në Komunën e Ferizaj, shtoj se ky trajnim ka për synim që të rinjt të jenë më të përgaditur dhe me të informuar në fushën IT, që ky trajnim të jep mundësi sa më të mirë në arritjen e punësimit që përmes ofertës dhe kërkesës të arrij punësimin.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutive i AVONET-it thekesoj se ky trajnim po ju jep të rinjve mundësi të marrin njohuri që të pregatiten për tregun e punës dhe “IT (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit), që sot këta të rinj po çertifikohen.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...