Vajza nga Ferizaj bëhet nënë në moshën 16 vjeçare

Ferizaj

Vajza nga Ferizaj bëhet nënë në moshën 16 vjeçare

Më: 5 maj 2019 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Një vajzë e mitur nga Ferizaj, raportohet se të shtunen ka lindur një fëmijë në repartin e Gjinekologjisë në QKUK

Sipas policisë vajza kishte bashkëjetuar me një person para se t’i mbushte 16 vjeç, ndërsa babai i së miturës e ka raportuar rastin në polici.

“Ankuesi K-Ashkali ka raportuar se në repartin e Gjinekologjisë në QKUK është e shtrirë vajza e tij 16 vjeçare e cila kishe lindur një fëmijë. Viktima kishte bashkëjetuar me të dyshuarin K-Ashkali para se të arrinte moshën 16 vjeçare”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat