Kryetari i Ferizajt uron besimtarët myslimanë për Ramazan

Ferizaj

Kryetari i Ferizajt uron besimtarët myslimanë për Ramazan

Më: 5 maj 2019 Në ora: 19:04
Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se paqja e dashuria të mbretërojë në familjet e tyre.

“Edhe pak orë na ndajnë nga muaji i madhërishëm, muaji i sakrificës, mëshirës dhe solidaritetit ndërnjerëzor, muaji i shenjtë i Ramazanit, ku agjërimi e devotshmëria është prova e dashurisë ndaj Krijuesit dhe në të cilin muaj, njerëzimit iu dhurua Kryelibri çelës i jetës, fjala e Zotit, Kur’ani famëlartë. 

Nga thellësia e zemrës, unë dhe familja ime ju urojmë agjërim të lehtë e të pranueshëm, më shumë dashuri mes njëri-tjetrit, begati në sofrat tuaja dhe devotshmëri ndaj Krijuesit. Paqja e dashuria qoftë mbi çdo trup e mendje në këto ditë të bekuara të Ramazanit!”, shkruan Aliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat