1 paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje të gruas

Ferizaj

1 paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje të gruas

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:31
Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit B.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

I pandehuri dyshohet se më 6 maj 2019, në shtëpinë e tij në fshatin Komogllavë të Ferizajt, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarën – bashkëshorten e tij K.A, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të gjatë mes vete, i pandehuri fillimisht ka përdorur dhunë fizike ndaj saj duke e goditur me shuplaka fytyrës dhe ashtu në përleshje e sipër nga dritarja e dhomës së katit të I-rë të shtëpisë e ka hedhur për tokë, ku si pasojë e njëjta nga kjo hedhje ka pësuar lëndime trupore e që tani është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Ibrahim Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ka njoftuar gjykata themelore në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat