Aliu: Spitali i Ferizajt pritet të përfundoj në vitin 2020

Ferizaj

Aliu: Spitali i Ferizajt pritet të përfundoj në vitin 2020

Më: 16 maj 2019 Në ora: 10:31
Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për punimet që po zhvillohen në objektin e ri për ndërtimin e spitalit të Ferizajt.

Aliu tha se punimet janë duke vazhduar me një ritëm të lartë dhe se projekti pritet të përfundoj në vitin 2020.

Ndërsa në vitin 2021, sipas tij  pritet të bëhet vendosja e pajisjeve mjekësore.

“Me një ritëm shumë të lartë janë duke vazhduar punimet tek projekti i spitalit të Ferizajt, dhe tashmë qytetarët veç e kanë pa se është bërë kati i katër. Ky objekt pritet të përfundoj në vitin 2020, ndërsa në vitin 2021 të bëhet vendosja e pajisjeve mjekësore. Në ndërkohë jemi duke përgatitur dhe stafin mbështetës të mjekësisë në mënyrë që kur të përfundoj çdo gjë, t’i kemi gati të gjitha”, ka thënë Aliu.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Aliu po ashtu tregoi se projekti në rrugën e “Reçakut”, e cila siç tha ai është një rrugë shumë e rëndësishme, pritet të rifilloj punimet sërish pasi nuk është kryer ashtu siç duhet.

“Nuk kemi dashur të hyjmë në stinë të dimrit pa qenë rruga e asfaltuar…..Është një rrugë e rëndësishme dhe kemi dashur ta kryejmë këtë fazë… Nuk do e pranojmë punën aty pa u  kryer mirë ajo rrugë, pavarësisht se sa ndikon kjo tek operatori….Absolutisht do të rifillojnë punimet e rrugës dhe shtegut të biçikletës.. Më parë nuk ka pasur shteg të biçikletave dhe e kam zgjeruar trotuarin duke futur dhe shtegun e biçikletave…”, theksoi Agim Aliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat