KFOR-i i ndan mirënjohje për kryetarin e Ferizajt

Ferizaj

KFOR-i i ndan mirënjohje për kryetarin e Ferizajt

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:53
KFOR-i i ndan mirënjohje për kryetarin e Ferizajt

Operacioni simulativ i organizuar nga KFOR-i bashkë me Komunën e Ferizajt, titulluar “Shpata e Argjendtë” e që u realizua javë më parë, ka lënë mbresa të jashtëzakonshme tek drejtuesit më të lartë të KFOR-it, njësive shumëkombëshe dhe KFOR-it amerikan.

Për këtë qëllim, sot në zyrën e kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu u pritën drejtuesit e KFOR-it, ushtarakët Moore, Miyahana si dhe Prager.

Ata erdhën me falënderim për bashkëpunimin e ofruar, suksesin e arritur si dhe mirënjohjen për Komunën e Ferizajt.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu shprehu vlerësimin dhe konsideratën më të lartë për drejtuesit e KFOR-it për përzgjedhjen që i kanë bërë Ferizajt, qytetin ku zbarkuan qindra ushtarakë javë më parë, për realizimin e operacionit “Shpata e Argjendtë”. Në këtë takim, u diskutua edhe për ushtrimet që do të organizohen muajve në vijim përkitazi me këtë operacion.

Ceremonia e pritjes dhe shkëmbimit të dhuratave e mirënjohjes mes kreut të Komunës së Ferizajt dhe drejtuesve të KFOR-it është tregues i një qasje të re të qeverisjes lokale dhe gatishmërisë se vetëm me bashkëpunim të mirëfilltë mes palëve mund të arrihen rezultatet e duhura dhe mësimet e nxjerra për zbatim në praktikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat