Adem Salihaj i kundërvihet Qeverisë: Po tenton t'i mashtrojë qytetarët

Ferizaj

Adem Salihaj i kundërvihet Qeverisë: Po tenton t'i mashtrojë qytetarët

Nga: D.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:04
Adem Salihaj

Ish-deputeti i LDK-së Adem Salihaj ka thënë se Qeveria e Kosovës paska vendosur ta financojë një kyçje në autostradë në Ferizaj.

Madje sipas tij, kjo qeveri po tenton t'i mashtrojë qytetarët e komunës së Ferizajt.

Ja postimi i plotë:

“Sot, qeveria e Kosovës paska vendosur ta financojë një kyçje në autostradë në Ferizaj. Duhet thënë se kjo qeveri po tenton t'i mashtrojë qytetarët e komunës së Ferizajt, sepse , para tri vjetësh, me nismën time dhe me përkrahjen e deputetëve të Ferizajt, qeveria e kryeministrit Mustafa kishte destinuar mjetet në buxhetin e Kosovës për këtë kyçje. Por, pas ardhjes së qeverisë së Ramush Haradinajt, ai e hoqi këtë kyçje nga buxheti dhe ajo nuk u ndërtua deri tash.

Tash, si duket, i është afruar fundi kësaj qeverie dhe ka filluar fushatën elektorale. Shpresoj se nuk do të arrijë t'i manipulojë qytetarët e Ferizajt me këso lojërash hipokrite”, ka shkruar Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat