Përkujtohet dëshmori i kombit, Zejnullah Zejna

Ferizaj

Përkujtohet dëshmori i kombit, Zejnullah Zejna

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:27
Përkujtohet Zejnullah Zejna

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë, kanë bërë homazhe sot te varri i dëshmorit Zejnullah Zejna në 20 vjetorin e rënies së tij.

Rafiz Sejdiu, kryetar i OVL UÇK-së në Ferizaj me këtë rast tha se në këto momente kthehemi në kohë duke kujtuar sakrificën e luftëtarëve që dhanë jetën për liri.

“Ne veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa herë që gjendemi këtu jemi me emocione, sepse në këto momente kthehemi në kohë dhe kujtojmë kohën kur me këta dëshmorë ishim bashkë nëpër istikame, ishim bashkë me ta dhe thuajse shumica prej tyre në duart tona dhanë shpirt, dhanë jetën për ditën e sotme, andaj këto momente nuk janë të lehta për ne, janë jashtëzakonisht të rënda. Por në një mënyrë ndihemi pak më lehtë, sepse Kosova gjithmonë ka dhënë dëshmorë, në të gjitha etapat kohore, por ata dëshmorë nuk patën fatin të arrijnë këtë që arritën këta dëshmorët e sotëm. Këta arritën këtë që ne sot po e gëzojmë” tha Rafiz Sejdiu, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat