Nis seanca dëgjimore për rastin e vjedhjes grabitqare dhe vdekjes së hajnit në Shtime - Bota Sot
Nis seanca dëgjimore për rastin e vjedhjes grabitqare dhe vdekjes së hajnit në Shtime

Ferizaj

Nis seanca dëgjimore për rastin e vjedhjes grabitqare dhe vdekjes së hajnit në Shtime

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 13:27
Ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka nisur seanca dëgjimore lidhur me rastin e djeshëm të vjedhjes grabitqare në Shtime ku i vdekur kishte mbetur njëri prej grabitëse.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej një muaji të dy vëllezërit e familjes Ndrecaj, duke e cilësuar rastin si vrasje.

Burime nga Policia e Kosovës tregojnë se i vdekuri në këtë rast ka qenë i përfshirë në të kaluarën në raste që kanë të bëjnë me narkotikët, mirëpo nuk dihet nëse ka qenë përdorues apo vetëm shitës.

Ai ka qenë i ndaluar disa herë prej policisë, por jo për ndonjë vepër të dyshuar për vjedhje.

Babai i të nderit mësohet se është zyrtar i Policisë së Kosovës dhe që vetë disa herë e ka denoncuar të birin te organet e rendit.

Edhe nga Prokuroria kanë thënë për kk se i vdekur ka të kaluar kriminale.

Media ka qenë në familjen e të ndjerit në Prishtinë por ata nuk kanë dashur të të flasin asgjë.

Ai ka qenë baba i dy vajzave, njëra dy dhe tjetra katër vjeçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...