Lagjja e Ferizajt ku banorët thonë se s’ka pasur investime prej vitit 1975 - Bota Sot
Lagjja e Ferizajt ku banorët thonë se s’ka pasur investime prej vitit 1975

Ferizaj

Lagjja e Ferizajt ku banorët thonë se s’ka pasur investime prej vitit 1975

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 23:01
Foto

Që nga viti 1975, në një lagje të Ferizajt, sipas banorëve, nuk është investuar asgjë.

Rruga “Fazli Adrishaj”, e cila është shumë afër me qendrën e qytetit, vazhdon të përballet me mungesë të infrastrukturës.

Banorët thonë se e kanë të vështirë jetesën në këtë lagje.

Ata tregojnë se ka vite që i kanë adresuar kërkesat e tyre në komunë, por përveç premtimeve, nuk është bërë asgjë konkrete.

Mungesën e investimeve në këtë lagje po e kritikon edhe opozita në këtë komunë.

Ndërkaq, në Komunën e Ferizajt thonë se projekti që parasheh rregullimin e të gjitha rrugëve është në fazë të prokurimit dhe pritet që shumë shpejt të finalizohet.

Banorët, sikundër dhe opozita në këtë komunë, kanë akuzuar pushtetin lokal se investimet po bëhen vetëm në pjesët ku banojnë përkrahësit e partisë në pushtet, gjë e cila është mohuar nga pushteti lokal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...