Përurohet këndi i lojërave në Parkun e Lirisë

Ferizaj

Përurohet këndi i lojërave në Parkun e Lirisë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Mushkërive të Ferizajt, "Parkut të Lirisë" iu shtua edhe këndi i lojërave për fëmijë. Prindërit e gjyshërit që ndajnë kohën për t'u çlodhur në fashon më të bukur të gjelbër të Ferizajt, që nga sot kanë mundësinë që të vegjëlve t'i ofrojnë edhe rekreacionin në këndin e sapo ndërtuar të lojërave.

Kjo falë një investimi të realizuar nga Komuna e Ferizajt, me qëllim rirregullimin e kësaj zone duke maksimizuar potencialin e mundësitë që ofron ky park.

Për të përuruar dhe parë punimet që janë kryer aty, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi dhe atë të Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu përveç këtij investimi paralajmëroi edhe një mori projektesh që synon të realizoj në këtë zonë.

"Më shumë sesa mbështetje, tregon se qeverisja jonë është e përkushtuar që të krijoj ambiente të tilla. Sigurisht se këto hapësira, këto kënde të lojërave begatojnë edhe më shumë këtë hapësirë. Ky nuk do të jetë projekti i vetëm, sepse ne tashmë e kemi shpalosur projektin që dalëngadalë do të filloj së implementuari edhe tek ish çerdhja e vjetër e qytetit, por sigurisht se duke u zhvilluar projekti do të zhvillohet edhe krijimi i parkut që e kam thënë edhe në rastet e tjera, do të jetë një ndër parqet e hapësirat më të mira të qytetit. Ajo që do të vazhdoj në kuadër të projekteve të mëdha urbane është ajo që ka të bëjë me ardhjen deri këtu, sepse shumë shpejt besoj se do të dakordohemi edhe me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj për ndarjen e një hapësire dhe dëshirojmë që pikërisht këtu afër të ketë edhe një kampus, sigurisht se është pjesë e debatit deri në vendimmarrje, por aj o që është me rëndësi është që kemi një zhvendosje të qytetit në këtë hapësirë, jo për ta ngarkuar por për ta bërë edhe më të mirë edhe më shëtitës por mbi të gjitha me hapësira për qytetarët për të zhvilluar aktivitetin e tyre" tha Aliu, duke shtuar se qeverisja e tij është e vendosur të realizoj edhe një varg projektesh në këtë zonë siç është kompeksi argëtues e sportiv, pishinia gjysmëolimpike, stadiumi, synimin që të ndërtohet bulevardi nga Qendra e Kulturës deri tek kompleksi i shkollave tek Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit, ku edhe aty do të ketë kënde të lojërave si dhe investime të tjera infrastrukturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat