Aliu: Projekti “Bashkimi i qytetit” ka thyer tabutë, komunat ta marrin këtë shembull

Ferizaj

Aliu: Projekti “Bashkimi i qytetit” ka thyer tabutë, komunat ta marrin këtë shembull

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 09:30
Agim Aliu

Projekti “Bashkimi i qytetit” është një ndër projektet më unike në nivel vendi, i cili ka thyer tabutë dhe ka hapur perspektivë të re për qytetarët e Ferizajt”, tha kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu theksoi se ky projekt duhet të jetë shembull për komunat e tjera të Kosovës.

Ai njoftoj se 70 % e punës se projektit është përfunduar derisa pjesa e mbetur do të përfundoj në vitin 2020.

“Projekti i ashtuquajturi “Bashkimi i qytetit” është një ndër projektet më unike në nivel vendi. Është projekt i cili i ka thyer tabutë, i cili hap qasje të re, perspektiv të re, jo vetëm për Ferizajn, por për gjithë Republikën e Kosovës. Është një projekt i cili i ka kaluar të gjitha fazat e diskutimit publik, për të marrë idenë më të mirë nga arkitektet kreativ dhe grupit të eksperteve që në fund të vëmë pikën dhe të jetë në kuadër të procedurave të prokurorimit. Është pritur në një lloj skepticizmi  sepse tash ka thyer tabutë dhe ka hapur një perspektivë, një qasje të re të ndërtimit të Ferizajt dhe prandaj është shembull unik për tu marrë nga komunat e tjera”, tha  Aliu për Ekonomia Online.

“Ne po jetojmë në qytete të ngulfatura dhe në hapësira të munguara. Për të zhvilluar projekte të caktuara dhe për të shfrytëzuar pjesën e nëntokës, dhe ky projekt nuk u mirëprit, por me të filluar punën kanë filluar të heshtnin edhe skeptikët të cilët e shihnin me një sy tjetër këtë projekt. Sot shihet të jetë një projekt i jashtëzakonshme, është kryer 70 për qind e projektit dhe ka mbetur edhe 30 për qind dhe në vitin 2020 do të jetë i gatshëm për të kaluar këmbësorët”, tha Aliu.

Me tej, Aliu ka thënë se projekti “Bashkimi i qytetit” përveç se bashkon dy pjesët e ndara të qytetit, ai zgjidh çështjen e parkingut për qytetarët e Ferizajt, me hapësirë prej 190 vende.

“Është zhbllokues dhe është një ndër projektet më urbane që bënë zgjidhje urbane për Ferizajn. Komuna ka qenë e patrajtuar  dhe vetëm një projekt i tillë ishtë zgjidhje e situatës. Në kuadër të projektit është një hapësirë që përfshin 190 vende për parking, zgjidh problemin e parkingut dhe jo vetëm që bashkon dy pjesët e ndara të Ferizajt përmes hekurudhës. Ky projekt është vetëm faza e parë e asaj që e kam quajtur bashkimi i qytetit, do të ketë edhe faza të tjera”, tha Aliu.

Ndër të tjera, Aliu ka folur edhe për projekte të tjera të Komunës se Ferizajt, për të cilat tha ai se janë duke u realizuar dhe nuk kanë pasur asnjë pengesë pavarësisht çështjeve të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ali ka thënë  se me realizimin e projekteve, iu është kthyer drejtësia qytetit dhe qytetarëve.

Ai tha se ka dorëzuar edhe projekte të tjera të cilat do të jenë pjesë e kornizës afatmesme buxhetore.

“Ferizaj është përfitues e projekteve të munguara dhe unike. Kemi nënshkruar projektin e vetëm në Republikën e Kosovës që ka të bëjë më ndërtimin e sallës koncertale e teatrale. Disa prej tyre kanë filluar dhe disa të tjera priten të fillojnë. Nuk ka asnjë pengesë apo ndikim çështja e zgjedhjeve, sepse ato janë pjesë e kodeve buxhetore, e ligjit të buxhetit, janë të miratuara si projekte, janë të kontraktuara operatorët dhe gjithçka është duke shkuar sipas dinamikës. Projekti Bashkimi i qytetit është mbi planin dinamik, duke u zhvilluar nga operatorët i komunës dhe ministrisë së Infrastrukturës edhe me shpejt se plani dinamik”.

“Projekti i spitalit regjional të Ferizajt i cili ka filluar me fillimin e mandatit tim, është duke e ngritur shtatin e tij tani është në katin e pestë dhe çdo ditë e kaluar është në përfundim të atij projekti dhe vënies se drejtësisë për Ferizajn. Ne këtë qeverisje është kthyer drejtësia, qytetari është duke i përjetuar projekte të munguar të cilat e kanë gjetur dritën e realizimit. Kam dorëzuar edhe projekte të tjera të cilat do të jenë pjesë e kornizës afatmesme buxhetore”, u shpreh Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat