Mungon i akuzuari, dështon gjykimi për vjedhjen e pesë pulave

Ferizaj

Mungon i akuzuari, dështon gjykimi për vjedhjen e pesë pulave

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar, i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të akuzuarit për vjedhje, F.K.

Shkak për dështimin e seancës ka qenë mungesa e të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i rastit, Shabi Idrizi, tha se në fletëkthesën që i është kthyer gjykatës shkruan se i akuzuari ftesën nuk e ka pranuar personalisht, por vetëm i është lënë në adresën e caktuar, andaj sipas tij, nuk ka prova se ai e ka pranuar ftesën me rregull.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 30 tetor 2019, nga ora 10:00.

Sipas aktakuzës së ngritur më 23 prill 2019, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, F.K akuzohet se më 26 janar 2019, në fshatin Greme në Ferizaj, në mënyrë të kundërligjshme merr pasurinë e të dëmtuarit Q.V.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me qëllim të përvetësimit të pasurisë së huaj dhe vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, ai kishte shkuar në oborrin e të dëmtuarit dhe nga koteci kishte marrë pesë pula, ku të dëmtuarit i kishte shkaktuar dëm në vlerë prej 70 euro.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje”, nga neni 313, paragraf 1, të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat