Sot rreth orës 4:00 të mëngjesit, ka filluar shpërndarja e materialit zgjedhor nëpër qendrat e votimit në Ferizaj.
Procesi i shpërndarjes ka përfunduar rreth orës 6:20.
Shkolla “Gjon Serreçi” është qendra e fundit që ka pranuar materialin e ndjeshëm.
Kujtojmë se në Komunën e Ferizajt ndodhen 147 vendvotime nëpër 44 qendra të votimit.