Ferizaj, 12 biznese përfitojnë pajisje nga Fondi i Punësimit

Ferizaj

Ferizaj, 12 biznese përfitojnë pajisje nga Fondi i Punësimit

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 15:18
Foto

Projekti për pajisjen me aparatura dhe makineri të caktuara për bizneset prodhuese me qëllim fuqizimin e tyre në tregun vendor e synimet që të dalin në tregun e jashtëm po vijon.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Ferizajt, Zekir Bytyqi, bëri shpërndarjen e pajisjeve për 12 biznese prodhuese, përfituese të skemës së mbështetjes në kuadër të Fondit të Punësimit.

Këto pajisje dhe gjithë ky projekt po vlerësohen me peshë të madhe në rritjen e prodhimtarisë së biznesit lokal si dhe operimit më të lehtë në treg. Kështu e vlerësoi drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Zekir Bytyqi këtë nismë, ku ndër të tjera tha se kjo mbështetje për bizneset e vogla lokale do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

“Ditë më parë bashkë me kryetarin Aliu bëmë shpërndarjen edhe të një kontigjenti të pajisjeve për përfituesit e skemës së mbështetjes në kuadër të projektit “Fondi i Punësimit”. Ky ritëm po vijon edhe sot, ku kemi 12 biznese lokale përfituese të këtyre pajisjeve. Këto nisma të qeverisë lokale janë të rëndësishme dhe me ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e biznesit të vogël e të mesëm. Gatishmëria e qeverisjes Aliu është që të vijoj me mbështetje si kjo por edhe zgjerimin e avancimin e saj në të ardhmen”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat