Ferizaj, mblidhen mijëra pako ushqimore e veshmbathje për zonat e prekura nga tërmeti

Ferizaj

Ferizaj, mblidhen mijëra pako ushqimore e veshmbathje për zonat e prekura nga tërmeti

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:37
Ferizaj

Mobilizimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve dhe institucioneve, mbrëmë dhe sot në Ferizaj, arriti të grumbullojë mijëra pako ushqimore e veshmbathje, të cilat me disa transportues arritën mbrëmë në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Sipas zyrtarëve komunalë që ishin vazhdimisht nën përcjelljen dhe transportimin e të mirave materiale nga Ferizaj, nga kontakti me shtabin e krizës atje, është vlerësuar se tani për tani është e mjaftueshme sasia e pakove ushqimore dhe veshmbathjeve të dërguara, andaj në këtë fazë nuk ka më nevojë që të dërgohen ndihma për banorët e zonave të prekura nga tërmeti.

Duke e vlerësuar se solidariteti i ferizajasve u dëshmua për pak orë ku u arritën që të grumbullohen tonelata ushqime e veshmbathje për bashkatdhetarët në Shqipëri, Komuna e Ferizajt njofton se vetëm edhe sot grumbullohen ndihmat për këtë qëllim, pasi që është arritur sasie e madhe atje, siç edhe kanë deklaruar anëtarët e shtabit të krizave në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Kjo ndërprerje e grumbullimit të ndihmave është e përkohshme deri në paraqitjen e nevojës sipas komunikimit ndërinstitucional me shtabin e krizës atje, njofton Komuna e Ferizajt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat