Ferizaj përfiton një autoambulancë - donacion nga Ministria e Shëndetësisë

Ferizaj

Ferizaj përfiton një autoambulancë - donacion nga Ministria e Shëndetësisë

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 14:12
Foto

Kujdesi Parësor Shëndetësor në Komunën e Ferizajt tashmë do ta ketë më të lehtë reagimin në rastet urgjente, pasi ka kompletuar infrastrukturën mjekësore në këtë drejtim.

Edhe autoambulanca në vlerë prej afro 43,000 eurove që sot iu dhurua Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe disa të tjera të dhuruara nga donatorë të huaj, janë tashmë të gatshme për t'i vënë në punë.

Për ta pranuar donacionin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë, dolën drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, bashkë me drejtoren e QKMF-së Nadire Ymeri dhe staf e drejtues të tjerë të këtij institucioni.

Ata thanë se ky donacion, autoambulancë e re, do të shërbejë që të rritet performanca dhe shkurtohet në maksimum koha e reagimit në rastet urgjente.

Ndryshe, janë 4 komuna të Kosovës që sot përfituan këto donacione nga Ministria e Shëndetësisë, në mesin e tyre edhe Ferizaj, për të cilën drejtues të shëndetësisë lokale u shprehën falënderues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat