Ra nga teleferiku, mjeku kujdestar flet për gjendjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Ferizaj

Ra nga teleferiku, mjeku kujdestar flet për gjendjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Më: 7 janar 2020 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Personi i cili ka rënë sot aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë ka shpëtuar pa lëndime serioze, ai ka marrë vetëm disa gërvishtje të vogla në kokë dhe gjoks nga rënia e papritur.

Këtë e ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Spitalin e Ferizajt, Avdi Tahiri.

“Është liruar për në shtëpi që dy orë, gjendja e tij ka qenë e mirë, nuk ka pasur ndonjë frakturë por vetëm disa gërvishtje të vogla në kokë dhe gjoks”, ka thënë Tahiri.

Mjeku Tahiri, gjithashtu tha se i ka dhënë atij disa rekomandime, se në qoftë se ndihet keq të bëjë sërish kontroll në qendra të mjekësisë familjare.

Ndryshe, shkaqet që kanë çuar tek rënia e 30-vjeçarit ende nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat