Nis legalizimi i ndërtimeve pa leje në Ferizaj, nevojiten këto dokumente

Ferizaj

Nis legalizimi i ndërtimeve pa leje në Ferizaj, nevojiten këto dokumente

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Komuna e Ferizajt ka njoftuar qytetarët se ka filluar procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Për këtë Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit i ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i nënshtrohen këtij procesi në bazë të procedurave.

Ky është njoftimi i komunës:

Procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje i nënshtrohen këto dy kategori:

Kategoria I (deri në 450 m2 ), kurse taksa komunale është 1 euro për një metër katror dhe

Kategoria II (mbi 450m2), kurse taksa komunale është 2 euro për një metër katror

Dokumentet e nevojshme:

Për kategorinë I dhe shtëpitë e kategorisë II, aplikuesi (investitori, pronari) për të aplikuar duhet të bashkëngjisë:

1. Kopjen e planit dhe fletën poseduese

2. Elaboratin gjeodezik

3. Letërnjoftimin – kopje

Për kategorinë II, aplikuesi (investitori, pronari) për të aplikuar duhet të bashkëngjisë:

1. Kopjen e planit dhe fletën poseduese

2. Elaboratin gjeodezik

3. Dokumentacionin e kompanisë projektuese

4. Letërnjoftimin – kopje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat