Qytetarit nga Ferizaj i konfiskohen drutë pasi i mungoi fatura

Ferizaj

Qytetarit nga Ferizaj i konfiskohen drutë pasi i mungoi fatura

Më: 10 mars 2020 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Mendoi se e ka një obligim më pak kur i bleu 10 metra dru. Mirëpo Gani Misini nga Ferizaj u gabua. Të martën në mëngjes sektori i pylltarisë i Komunës së Ferizajt ia morën drutë para derës së shtëpisë.

‘M’kanë thanë se janë jashtë ligjit dhe duhet me t’i marrë drutë”, tregon ai.

Misini thotë se drutë i bleu 400 euro nga një person në njërën nga rrugët e qytetit e shitësit nuk i kishte kërkuar ndonjë faturë apo dokument.

Përgjegjësi i Pylltarisë në këtë komunë tregoi se qytetarët e lagjes ku banon Misini e njoftuan agjencinë për këto dru.

Sipas Salihut deri tash komuna ka konfiskuar 50 metra dru brenda dy muajve e gjysmë dhe sipas tij pjesa më e madhe e druve priten në malet e Jezercit e shiten në treg ilegalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat