Në Ferizaj mobilizohen institucionet shëndetësore - apelohet të mos shkaktohet panik

Ferizaj

Në Ferizaj mobilizohen institucionet shëndetësore - apelohet të mos shkaktohet panik

Më: 12 mars 2020 Në ora: 13:09
Pamje nga takimi

Drejtues të institucioneve shëndetësore në Ferizaj u mblodhën mëngjesin e sotëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Jeton Zeqiri, drejtorja e IRSHP-së, Sevdije Mehmeti Topalli dhe përfaqësues e drejtues tjerë njësish specialistike që ishin mbledhur për të diskutuar masat mbrojtëse kundër koronavirusit nga ana e institucioneve lokale.

Në takim u tha se janë duke u aplikuar masa shtesë të kontrollit e kujdesit shëndetësor në të gjitha institucionet e njësitë shëndetësore përveç orarit të rregullt edhe kujdestarive.

Nga data 27 shkurt ekipet mjekësore janë në zonën kufitare të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, në Han të Elezit që të parandalohet shpërndarja e virusit nga shtetasit që qarkullojnë përmes kësaj pike kufitare, se janë pranuar furnizimet me materiale e pajisje të nevojshme të ndara nga Ministria e Shëndetësisë për përballimin e kësaj situate, se do të ndërpriten përkohësisht vizitat shtëpiake për nëna dhe fëmijë, reduktimi i përcjellësve të pacientëve në rastet e kontrolleve shëndetësore, si ngritja e nivelit të higjienës në ambiente punuese.

Profesionistët shëndetësorë apeluan te qytetarët që të ruhet qetësia dhe të mos shkaktohet panik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat