Vendimi absurd i Spitalit të Ferizajt, Labi s’lejohet të jap donacion falas – maska

Ferizaj

Vendimi absurd i Spitalit të Ferizajt, Labi s’lejohet të jap donacion falas – maska

Më: 14 mars 2020 Në ora: 12:36
Labinot Tahiri

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri është përballur me një situatë të pakëndueshme në Spitalin e qytetit të tij, Ferizajt.

Përmes një video, ai ka treguar se ky institucion nuk ka lejuar atë të jap donacion të maskave.

Kësisoj, ky vendim i pakupëtimtë i Spitalit ka nxitur të reagoj ish-deputetin.

“Desha të dërgojë një donacion të maskave u dëshpërova shumë.

Unë i kam siguruar më herët këto maska dhe këtë e kam bërë për qytetarët. Dulën dhe më thanë se “na kanë furnizu me maska”. Por kjo është rrenë.  Plot ka në Ferizaj në spital që më kanë kërkuar maska, mos të flas për qytetarë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Tahiri tani është nisur për në Viti, ku janë futur në karantinë stafi mjekësor i këtij qyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat