Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për grabitje në Ferizaj

Ferizaj

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për grabitje në Ferizaj

Më: 21 mars 2020 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ndaloi dy persona me inicialet B.G., nga komuna e Ferizajt dhe V.S. nga komuna e Vitisë për grabitje.

Ata më 15 janar të këtij viti në sallonin e automjeteve “Dardani” në magjistralen Ferizaj-Prishtinë nën kërcënimin e armës kanë tentuar që të vjedhin.

Prokuroria ka bërë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Dy të pandehurit gjenden nën masën e ndalimit që nga data 21 mars 2020, ndërsa nesër më 22 mars, pritet që të mbahet seanca e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat