Aliu: Asnjë panik, miell do të ketë mjaftueshëm në Ferizaj

Ferizaj

Aliu: Asnjë panik, miell do të ketë mjaftueshëm në Ferizaj

Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se s’ka nevojë për panik, pasi në Ferizaj do të ketë mjaftueshëm miell.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu tha se për këtë sot mori garanci nga kontakti që ka pasur me furnizuesit kryesor ferizajas me miell.

Postimi i plotë:

Asnjë panik, miell do të ketë mjaftueshëm në Ferizaj

Këtë garancë mora sot nga kontakti që pata me furnizuesit kryesor ferizajas me miell, që furrat e bukëpjekësit nuk do të vuajnë mungesën e miellit, rrjedhimisht qytetarëve do t’i ofrohet çdo ditë, buka.

Faleminderit furnizuesve me miell që qytetarëve po i garantojnë çdo ditë, bukën në sofër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat