Amir Rexhepi, propozon që Komuna e Ferizajt t’i ndajë 100 mijë euro për familjet skamnore

Ferizaj

Amir Rexhepi, propozon që Komuna e Ferizajt t’i ndajë 100 mijë euro për familjet skamnore

Nga: N. H Më: 24 mars 2020 Në ora: 19:58
Amir Rexhepi

Amir Rexhepi, anëtar i Kuvendit Komunal, përmes një shkrimi në Facebook, ka propozuar që Komuna e Ferizajt t’i ndajë 100 mijë euro për familjet skamnore.

Rexhepi mes të tjerave propozon që të mbahet edhe një mbledhje urgjente, dhe kjo e fundit të mbahet online, dhe të miratohet ndarja e këtyre mjeteve.

Sipas tij, një vendim të tillë e mori ditë më parë edhe Komuna e Lipjanit.

Ja shkrimi i plotë:

Te ndahet një shume 100 mije euro nga Komuna e Ferizajt per familjet skamnore! E nderuara Kryesuese e Kuvendit Komunal te Ferizajt, znj. Kristina Gashi Bytyçi, kerkoj nga ju, thirrjen e nje mbledhje urgjente, propozoj qe kjo mbledhje te mbahet online, siç kane bere disa Komuna te tjera, ne kete mbledhje te miratohet ndarja e nje shume prej 100 mije euro, per familjet skamnore dhe per rastet e tjera qe nuk kane qene te përgatitura per kete pandemi, nje vendim te tille e mori edhe Komuna e Lipjanit e cila mbajti nje mbledhje online dhe ndaj nje shume prej 50 mije euro per familjet skamnore.

Amir Rexhepi, anëtar i Kuvendit Komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat