​Agim Aliu lut qytetarët të respektojnë lëvizjen e kufizuar

Ferizaj

​Agim Aliu lut qytetarët të respektojnë lëvizjen e kufizuar

Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:23
Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu u ka bërë apel qytetarëve të kësaj komune që të respektojnë rregullat e lëvizjes së kufizuar.

Kjo është thirrja e Aliut:

Bashkëqytetarë!

Mos e hidhni poshtë durimin e deritanishëm!

Edhe pak javë na ndajnë nga tejkalimi i sfidës më të rëndë shëndetësore në shekullin e fundit - virusin COVID 19 apo i njohur si CoronaVirus-i.

Qëndroni në shtëpi, mbroni veten, familjen e shoqërinë!

Orari i ndalimit të qarkullimit duhet me doemos të respektohet, është për shëndetin e të gjithëve e orari ku na lejohet të qarkullojmë, nuk duhet të abuzohet për dalje të panevojshme, përveç furnizimet e domosdoshme me ushqime!

Ju ditët gjithherë të respektoni rregullin, unë kam bindjen se edhe këtë thirrje time do ta dëgjoni!

Ju në shtëpi, shëndeti i mbrojtur gjithsesi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat