Ferizaj hyn në listën e komunave me më së shumti të infektuar

Ferizaj

Ferizaj hyn në listën e komunave me më së shumti të infektuar

Më: 10 prill 2020 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Rezultatet nga mostrat e marra në Ferizaj për rastet e dyshimta me sëmundjen COVID-19 përmbysin numrin e ulët të të infektuarve me këtë virus në këtë komunë.

Janë plot 18 persona nga Ferizaj që sonte nga testet e bëra kanë rezultuar pozitiv në testin e virusit SARS-COV-2, duke e çuar numrin e të prekurve në këtë komunë në 20.

Së bashku me Malishevën, Prishtinën e Vushtrrinë janë komunat me numrin më të lartë të rasteve, përfshirë edhe Mitrovicën e Veriut që ka numër të njëjtë sa Ferizaj.

Te prekurit janë kryesisht persona kontakti, familjarë të të infektuarit nga fshati Sazli që ndërroi jetë ditë më parë, por edhe qytetarë nga vendbanime të tjera në territorin e Ferizajt.

Nga 18 rastet, shpërndarja është kështu: Tetë raste nga fshati Sazli, tre nga qyteti i Ferizajt, dy nga Mirashi dhe nga një rast për Varoshin, Gremen,Talinoc i Muhaxherëve, Neredime n dhe Lloshkobaren.

Komuna e Ferizajt menjëherë ka reaguar duke thënë se profesionistët shëndetësorë po bëjnë gjithë çfarë është e mundur që situata të mbahet nën kontroll, ndërsa Shtabi Emergjent ka ngritur kapacitetet e saja vepruese në shkallë të gjerë, porse është e domosdoshme të zbatohet thirrja për qëndrimin në shtëpi.

“Ferizajas, ju lutemi, qëndroni në shtëpi, është në dorën tuaj fati e shëndeti i qindra bashkëqytetarëve, mos lejoni që të bëheni shkaktarë të një shpërthimi të frikshëm epidemik që do të rrezikonte masivisht shëndetin publik”, ishte apeli i Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat