Një nga të infektuarit në komunën e Ferizajt është në gjendje të rëndë

Ferizaj

Një nga të infektuarit në komunën e Ferizajt është në gjendje të rëndë

Më: 12 prill 2020 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Sot janë konfirmuar edhe 35 raste të reja me koronavirus në komunën e Ferizajt. Tani numri total i të prekurve në këtë komunë ka shkuar në 55. Ferizaj është futur në karantinë. Media mëson se njëri prej të prekurve është në gjendje të rëndë.

‘’Rezultatet e pranuara pak çaste më parë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, konfirmuan se edhe 35 ferizajas janë të infektuar me virusin COVID-19 duke çuar numrin e përgjitshëm të ferizajasve të prekur në Ferizaj në 55. Të gjithë personat e konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë kontakte familjare, kolegë e kontakte të këtyre të fundit (palë të treta) nga rastet e fundit të konfirmuara pozitive me virusin COVID-19.’’, thuhet në faqen e komunës në Facebook.

Të gjithë të prekurit janë raste kontakti me të prekurin e parë që ishte punonjës në kampin amerikan Bondsteel.

Sipas burimeve një nga të infektuarit është në gjednje të rndë ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile.

‘’Ka disa javë që institucioni i Komunës përmes Shtabit Emergjent po apelon për qëndrim në shtëpi, ju lutemi bashkëqytetarë, kjo është e vetmja rrugë, e vetmja masë që të shmangim valën e frikshme të infeksionit në shkallë të gjerë në Ferizaj.’’

‘’Mjekët e infemierët po derdhin djersën e tyre që situatën ta mbajnë në kontroll, shtabi emergjent ka aktivizuar gjithë levën institucionale preventive, vazhdimisht po kontaktohen qytetarë nga lista e kontaktit të të infektuarve, andaj mbetet vetëm të shmangni panikun e të qëndroni në shtëpi, gjithçka do të kaloj së shpejti.’’, thuhet tutje në faqen e Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat