Para disa viteve la Gjermaninë për Kosovë, dikur profesoreshë e sot...! A është pishmane?

Ferizaj

Para disa viteve la Gjermaninë për Kosovë, dikur profesoreshë e sot...! A është pishmane?

Nga: K.G. Më: 14 prill 2020 Në ora: 13:14
Blerina Beka

E heshtur si asnjëherë më parë. E mbyllur në shtëpi, pak apo fare nuk del as në oborr të saj. Është Blerina Beka, lokalin e të cilës, shpesh e kanë vizituar edhe këngëtaret e njohura e të talentuara. 

Me vëmendje e përcjell gjendjen aktuale! Nuk është e stresuar por e kujdesshme në gjendjen që po kalon jo vetëm Kosova por tërë globi, për shkak të armikut të padukshëm, virusit korona.

Ajo para 17 viteve (në vitin 2003) braktisi Gjermaninë dhe u kthye në Kosovë, për të sfiduar veten me disa profesione!

Image

E njeh rrjedhshëm gjermanishten, për këtë edhe ishte një kohë profesoreshë në gjuhën gjermane në Ferizaj dhe goxha i shkoi mirë, pas kësaj aventure i rreket një profesionit tjetër, që kurrë nuk e kishte në ndërdije, sallonit të ondulimit dhe është edhe shefe. Sot është në brengë, bota pa përballet me pandeminë, ndërsa ajo edhe me mijëra sallone të ondulimit janë të mbyllura, shkak i rrezikut të virusit korona.

Ajo tha se aspak nuk është pishmane që e ka lënë Gjermaninë në kohën e saj më të mirë dhe ka sakrifikuar për Kosovë, që sipas saj, do të ishte edhe më e fuqishme atje se sa është këtu.

Megjithatë, ajo mendon se Kosova ka kuadro që mund të bëjnë gjëra të mëdha. Aspak nuk është pishmane që la jetën gjermane për tokën e Kosovës dhe me atë që fiton sado kudo kalon një jetë mesatare! Blerina lutet që sa më parë të kalojë kjo pandemi, ky armik i padukshëm (virusi korona).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat