​Ferizaj me numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus

Ferizaj

​Ferizaj me numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus

Më: 19 prill 2020 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Ferizaj nga njoftimi i fundit i IKSHPK-së është rritur në 90.

Kjo ngaqë nga mostrat e marra, sot rezultuan edhe 9 ferizajas të prekur nga COVID-19.

Komuna e Ferizajt sqaron se në njoftimin e IKSHPK thuhet se janë 12 raste të reja në Ferizaj, por nga analiza e të dhënave dhe adresave të të infektuarve rezulton se vetëm 9 prej tyre janë banorë të Ferizajt, ndërsa tre të tjerë janë nga Vojnovci i Shtimes.

IKSHPK ndërkohë ka përmirësuar gabimin dhe në njoftimin e ri të publikuar në Facebook shkruan se janë 9 raste nga Ferizaj, teksa më herët kishte bërë të ditur për 12 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat