Ku është epiqendra e koronavirusit në Kosovë, ky qytet numëron 90 raste

Ferizaj

Ku është epiqendra e koronavirusit në Kosovë, ky qytet numëron 90 raste

Më: 20 prill 2020 Në ora: 07:44
Ilustrim

Komuna e Ferizajt është më e prekura nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë shënuar edhe nëntë raste të reja në këtë komunë.

Me këtë rast numri i të prekurve arrin në 90.

Sot në Kosovë janë diagnostikuar gjithsej 51 raste me koronavirus. Raste pozitive rezultojnë gjithsej 561, me 12 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat