​Ferizaj me 90 të prekur me Covid-19, kërkon heqjen nga karantina

Ferizaj

​Ferizaj me 90 të prekur me Covid-19, kërkon heqjen nga karantina

Më: 20 prill 2020 Në ora: 08:54
Agim Aliu

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, që ky qytet të hiqet nga karantina për shkak të menaxhimit më të mirë të situatës.

Aliu ka thënë se ka kërkuar që Ferizaj të hiqet nga karantina për arsye se janë në praktikë masat e MSh-së dhe logjikshëm një qytetar ka kohë një orë e gjysmë dhe askush nuk mund të udhëtojë për Prishtinë.

“Jemi duke u ballafaquar me mungesë të policisë për shkak se me vet faktin që kanë një numër kaq të madh të rasteve, nevojitet më shumë kontrolle nga policia. Ne policisë i kemi dhënë në dispozicion edhe veturat e administratës dhe nëse hiqet karantina, policët që aktualisht qëndrojnë në hyrje daljet do të kishin mundësi të kontribuojnë në vendet ku nevojitet”, ka thënë ai për Radio Televizionin Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat