Ferizaj nën ethe të COVID-19, pret rezultatin për 28 persona

Ferizaj

Ferizaj nën ethe të COVID-19, pret rezultatin për 28 persona

Më: 26 prill 2020 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Komuna e Ferizajt është më e prekura nga koronavirusi në Kosovë.

Në Kosovë aktualisht janë 731 persona të infektuar me koronavirus, ndërkaq vetëm në Komunën e Ferizajt janë 98 persona.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur për lajmi.net, se gjatë ditës së sotme pritet që të kuptojnë rezultatin edhe për 28 persona, ku 15 prej atyre që u janë marrë mostrat janë nga qyteti i Ferizajt.

“Janë 15 mostra që janë marrë sot si Ferizaj, 28 gjithsej si regjion pasi që Ferizaj e ka Qendrën rajonale të Institutit të Shëndetësisë Publike. Do me thënë në Ferizaj janë 15 ndërkaq gjithsej në regjion janë 28”, theksoi Aliu.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndonjë ndryshim sa i përket numrit të identifikimit të personave dhe se shumica e të infektuarve janë familjarë të personave që kanë punuar në kampin “Bondsteel”.

“Gjitha rastet ende janë siç kemi deklaruar edhe më herë në kuadër të punëtorëve dhe familjarëve të tyre, përjashto një rast që është i lidhur me fshatin Poliçkë në Komunë të Kamenicës. I kemi katër raste që kanë burim infeksioni Kamenicën 93 i kemi që kanë burim kolegët e punës së “Bondsteel”-it edhe një që na ka ardhur në karantinë nga Gjermania”, tregoi Aliu.

Sipas tij, pavarësisht numrit të madh të të infektuarve, vetëm gjashtë pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Theksojmë se deri më tani në tërë Kosovën numri i të infektuarve me COVID-19 është 731, ku 165 prej tyre kanë arritur që të shërohen, ndërkaq 21 kanë ndërruar jetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat