Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se shërbimi logopedik do të bëhet online për nevojat e fëmijëve me probleme në të folur.
“Duke parë nevojat e prindërve të fëmijëve me probleme në të folur, me vullnetin e mirë të profesionistëve të logopedisë, Komuna e Ferizajt në kuadër të projektit “Qëndro shëndetshëm në shtëpi” mbështetë edhe shërbimin logopedik online i cili do të filloj që sot”, thuhet në njoftimin e komunës.
‘Orarin e shërbimit logopedik mund ta gjeni në faqen tonë Komuna e Ferizajt dhe faqen Qëndro shëndetshëm në shtëpi‘, thuhet në njoftim.