Zyrtarët e Ferizajt alarmojnë për numrin e qytetarëve që po dalin jashtë shtëpive

Ferizaj

Zyrtarët e Ferizajt alarmojnë për numrin e qytetarëve që po dalin jashtë shtëpive

Më: 4 maj 2020 Në ora: 18:27
Ferizaj

Edhe komuna e Ferizajt tashmë është liruar nga karantina.  Kjo komunë prinë me numrin e personave të prekur me Covid 19 në Kosovë. 98 persona tashmë janë prekur me koronavirus atje anise shumica tashmë janë shëruar. Por, masat e reja të lëvizjes të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës siç duket nuk po respektohen sa duhet në Ferizaj. Sot gjatë ditës është vërejtur një numër më i madh i qytetarëve që kishin dal rrugëve.

Këtë fakt e pohoi edhe drejtori i Shëndetësisë atje, Bekim Ademi.

“Sot shumë më tepër ka qytetarë në Ferizaj më shumë se sa ditëve të kaluara. Siç duket qytetarët e kanë keqkuptua vendimin e Qeverisë. Ata duhet të dalin vetëm në oraret e caktuara që i kanë. Nuk duhet që të dalin për relaks. Ende nuk është koha për këtë punë”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat