Arrin në 82 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Ferizaj - Bota Sot
Arrin në 82 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Ferizaj

Ferizaj

Arrin në 82 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Ferizaj

Më: 6 maj 2020 Në ora: 21:24
Ilustrim

Ferizaj është komuna që është prekur më së shumti me raste të koronavirusit në nivel të vendit.

Fatmirësisht, ditëve të fundit ka rënë numri i të prekurve nga kjo sëmundje, duke bërë që të ketë zero raste të reja.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 9 qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë rast të ri.

Ai edhe një herë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me zbatimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Ndryshe, nga 98 raste të konfirmuara në Ferizaj, 82 prej tyre janë shëruar dhe dy kanë ndërruar jetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat