Ademi: Rastit të ri me COVID-19 në Ferizaj nuk i dihet burimi i infeksionit

Ferizaj

Ademi: Rastit të ri me COVID-19 në Ferizaj nuk i dihet burimi i infeksionit

Më: 12 maj 2020 Në ora: 23:34
Bekim Ademi

Sot në Ferizaj është paraqitur edhe një rast i ri me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi thotë se rastit të ri për fat të keq nuk i dihet burimi i infeksionit.

“Kjo na komplikon edhe më shumë situatën”, tha ai.

Ademi thotë se personi në fjalë para disa ditësh ka pasur një kontroll në një klinikë në qytetin e  Ferizajt për çka i komplikon edhe më shumë gjërat pasi edhe personat që ka kontaktuar mund të jenë rrezikuar.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt thotë se edhe një peroni tjetër në Ferizaj nuk i është gjendur burimi i infeksionit.

Me rastin e sotëm, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Ferizaj shkon në 101.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat