Ferizaji e mposht koronavirusin, mbi 90 të shëruar dhe vetëm 6 raste aktive - Bota Sot
Ferizaji e mposht koronavirusin, mbi 90 të shëruar dhe vetëm 6 raste aktive

Ferizaj

Ferizaji e mposht koronavirusin, mbi 90 të shëruar dhe vetëm 6 raste aktive

Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:50
Ilustrim

Ferizaj është komuna më e prekur nga koronavirusi në vend, me gjithsej 100 raste pozitive, mirëpo gjithashtu është ndër qytetet me më së shumti të shëruar.

Aktualisht në Ferizaj janë vetëm 6 raste aktive, pra janë shëruar mbi 90 prej tyre.

Shumica e personave të infektuar me Covid-19 në këtë komunë, ishin punëtorë të Kampit Bondsteel në fshaton Sojevë dhe rastet kontakti me këta persona.

Ditë më parë Ferizajt iu hoq masa e karantimit, ndërsa kjo u pasua me lehtësimin e masave gjë kjo e cila u keqkuptua nga qytetarët të cilët dolën në masë të madhe në rrugë, mirëpo pavarësisht kësaj nuk pati rritje të theksuar të rasteve të reja.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 927, ku 671 prej tyre janë shëruar, 29 të tjerë nuk kanë mundur t’i mbijetojnë pandemisë, ndërsa raste aktive mbesin ende 227.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat