​Aliu: Lehtësimi i masave si duket ka hasur në disa keqkuptime - Bota Sot
​Aliu: Lehtësimi i masave si duket ka hasur në disa keqkuptime

Ferizaj

​Aliu: Lehtësimi i masave si duket ka hasur në disa keqkuptime

Më: 16 maj 2020 Në ora: 21:04
Kryetari i kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Kryetari i kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se tash kur Ferizaj po njeh sërish raste të reja me COVID-19, ka lutur qytetarët që t’i shmangin ndejave familjare dhe daljet në sheshe e rrugë pa nevojë, por njëkohësisht i ka lutur që të krijojnë distancën fizike dhe të shtojnë kujdesin për higjienën personale.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se virusi COVID-19 ende po vërtitet rreth nesh e për fat të keq po shënon raste të reja.

“Lehtësimi i masave si duket, ka hasur në disa keqkuptime. Ju e doni Ferizajn, bëjeni për çdo familje ferizajase duke nisur nga familja juaj, mbroni shëndetin e tyre e duke qëndruar në shtëpi e respektuar rregullat e sjelljes, radhituni në frontin e luftës së përbashkët kundrejt këtij virusi. Gjithëçfarë ju ka munguar, si rëndom para virusit, do ta shijoni së shpejti, porse fillimisht lypset ta normalizojmë situatën duke respektuar sjelljen në kohë pandemie. Unë e di, besoj tek ju, ne bashkë do ta mundim këtë rrezik”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat