Aliu: Në Ferizaj 95 pacientë janë shëruar nga COVID-19, raste aktive mbesin 35

Ferizaj

Aliu: Në Ferizaj 95 pacientë janë shëruar nga COVID-19, raste aktive mbesin 35

Më: 18 maj 2020 Në ora: 17:02
Agim Ailu

Në Komunën e Ferizajt numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Ferizaj ka shkuar në 134.

Kryetari Agim Aliu thotë se mosha e personave të infektuar varion nga 1 vjeç deri në 80 por që sipas tij në përgjithësi gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

“Pacientja e moshës 80 vjeçare ka pasur nevojë për ndonjë mbështetje të lehtë por në përgjithësi gjendja e të prekurve me COVID-19 është e mirë dhe shpresojmë se do të shkojë mirë si deri më tani”, tha ai.

Aliu thotë se numri i të shëruarve në Ferizaj ka shkuar në 95 ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të ketë edhe të shëruar tjerë.

“Raste aktive në Komunën e Ferizajt janë 35. Mbrëmë është shqyrtuar mundësia që pacientja 80 vjeçare të shtrihet në Klinikën Infektive por e kanë parë që gjendja e saj është stabile dhe po vazhdon të jetë në vet izolim në shtëpi”.

I pari i Ferizajt thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë t’i respektojnë masat e përcaktuara nga qeveria pasi sipas tij ka flukse të mëdha të lëvizjeve në qytet.

“Ndejat familjare paraqesin rrezik pasi një person i vetëm mund të infektojë shumë të tjerë. Apelojmë që të shmangen organizimet grupore në këtë kohë”, tha ndër të tjera Agim Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat